Browse

Article • • 1 min read

Studentët kërkojnë dorëheqjen, thirrja e papritur e Edi Ramës!

Share Post

Në sofrën e gurtë të vendosur para zyrë së tij, kryeministri ka vendosur sërish ftesat për dialog, ndonëse prej më shumë se një jave studentët e refuzojnë.

Ndërkaq, protesta studentore hyn sot në ditën e saj të 16-të, ku si prej dy javësh, të rinj, gjimnazistë dhe qytetarë të tjerë do të bëhen sërish bashkë për të protestuar fillimisht para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, e më pas para Kryeministrisë.

Pavarësisht tensioneve të shënuara në ditët e para të protestave, dy ditët e fundit kanë qenë më të qeta, madje është vënë re dhe një ulje e ndjeshme e protestuesve.